10.5 C
Tirana

“Kisha planifikuar të dorëzohesha”/ Arrestohet në Greqi, numri 2 i organizatës ekstremiste të djathtë “Agimi i Artë”, Christos Papas

Më datë:

Arrestohet Christos Papas, numri 2 i organizatës ekstremiste të djathtë “Agimi i Artë” (tashmë e jashtëligjshme), i njohur si nënkryetari dhe frymëzuesi i ideologjisë së kësaj organizate kriminale greke.

Fashisti 59 vjeçar ishte në kërkim nga policia greke nga 1 tetor 2020, kur me vendim të drejtësisë greke

“Agimi i Artë” u shpall organizatë kriminale dhe gjithë anëtarët e kryesisë u dënuan me burg, përfshi liderin Nikos Mihaloliakos dhe deputetin e Parlamentit Europian, Janis Lagos.

Megjithëse kishte shumë hipoteza se Christos Papas ishte arratisur nga Greqia e kërkohej në një manastir të Serbisë, në fakt krimineli tashmë i dënuar për aktivitet kriminal fshihej në zonën Zografu të Athinës, shumë afër qendrës, ndërsa shpenzimet e tij i mbulonte një grua 52 vjeçare nga Ukraina, mike personale dhe anëtare e “Agimit të Artë”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri Sipas policisë greke, që vëzhgonte apartamentin prej 1 muaji, sapo i ranë ziles Papas duket të jetë përgjigjur menjëherë “Një sekondë, po zbres. Dhe ta dini, këtë muaj kisha planifikuar të dorëzohesha”.

Christos Papas është dërguar në Prokurorinë e Dënimeve të Athinës për seancen e shpalljes së dënimit dhe transferimin në burgun e Dhomokos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një...

Homazhe në 113-vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë

Më 26 nëntor të vitit 1912, në Tiranë u...

Bardhi takon ambasadorin gjerman: Shqipëria ka nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...

“Moti dhe korrupsioni shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë...