Një prej prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara, ka dhënë detaje të forta në lidhje me megaoperacionin ‘Shpirti’.
Sipas tij hetimi është kryer në kuadër të një skuadër të përbashkët hetimore, edhe me kolegët italianë.
Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas shtrirjen në disa qytete të Italisë dhe disa vende të Evropës.
Kanabis, heroinë, kokainë apo edhe lëndë të tjera narkotike.
Mara tha se deri më tani janë nxjerrë 80 masa sigurie, janë sekuestruar pasuri me vlerën e 3 milionë eurove.
‘Ka qënë një hetim i vështirë por me shumë rezultate. T
ë gjithë kanë dhënë suportin e tyre. Në mënyrë të përmbledhur, gjatë hetimit, janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.
Janë të llojit: heroinë, kokainë, marijuanë.
Gjatë procedimit penal janë sekuestruar mbi 6 tonë lëndë narkotike në Itali dhe Shqipëri, dhe janë nxjerrë masë sigurimi për 80 persona.
Në ditën e sotme kemi përmbyllur ekzekutimin e 28 masave të sigurisë. Operacioni ka shkuar me sukses.
Unë dua të ndalem në dy momente shumë të rëndësishme, e para ka qënë besimi i kruijuar nga autoritetet italiane për të ndarë të dhënat.
E dyta, kanë qënë 4 bashkëpunëtore të drejtësisë që na ndihmuan duke na dhënë të dhëna të rëndësishme.
Të 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qënë thjeshtë pjestarë të grupeve, po kanë pasur një rol të rëndësishëm në këto grupe kriminale.
Janë dokumentuar i gjithë rrjeti që nga kultivimi, magazinimi dhe mbërritja në Itali.
Në kohë reale është ndjekur dhe një hetim pasuror dhe janë sekuestruar të gjitha pasuritë që janë vënë si rezultat i aktiviteteve kriminale.
E ndajmë në dy momente pasi në këtë hetim janë dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në krimin e organizuar.
Janë sekuestruar 11 pasuri të paluajtshme, 4 kompani, dhe disa pasuri të tjera që kapin vlerën e 3 milionë euro.
Pasuritë janë të vëna si rezultat i krimeve. Kemi evidentuar 4 grupe kriminale.’


