8.5 C
Tirana

Somalia dhe Kenia rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Më datë:

Somalia dhe Kenia kanë vendosur të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas disa muajsh, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri somalez, Mohamed Hussein Roble, u takua në Mogadishu me ambasadorin kenian Lucas Tumba, për herë të parë që nga kriza diplomatike midis dy vendeve.

“Kryeministri dhe ambasadori vlerësuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zhvilluar bashkëpunimin”, theksohet në deklaratën e zyrës së kryeministrit somalez pas takimit.

Më 15 dhjetor të vitit 2020, Somalia ndërpreu të gjitha lidhjet diplomatike me Kenian fqinje, të cilën e akuzoi për ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe shkeljen e integritetit territorial.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas një mosmarrëveshjeje mbi kufirin detar në rajonin e Oqeanit Indian, i cili është i pasur me naftë dhe gaz.​​​​​​​

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...