9.5 C
Tirana

Murrizi: Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua, presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha

Më datë:

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një vendim të qeverisë për marrjen e huave.

Nga foltorja e Kuvendit ai tregoi se çfarë do të ndodh në legjislaturën e re në shtator.

Ai tha se presin estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator.

“Megjithëse ministrja e Financave nuk është në sallë, pas 30 vitesh hiqet neni që detyron qeverisë që të ulë borxhin publik.

Është akt që i zgjidh qeveris që të marr borxh sa i teket. E dyta, është shtim i shpenzimit, për të rimëkëmbur ekonominë.

Shpenzime që nuk justifikohen.

Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua. Çfarë është kjo heshtje nga ju që keni artikuluar kaq e kaq deklarata shtypi, nuk kam dëgjuar një deklaratë nga partia e Lulit që i donte listat 100% të hapura.

Apo pret shtatorin për t’u ulur në prehrin e tjetrit, do të dalin lakuriq këta dashnorët e mëdhenj të listave të hapura.

Këtu do të jeni rrogëtarë, duhet të jepni dorëheqjen. Bëjeni për akt moral. Kalimtarë në këtë botë o pseudo deputetë, o ju galaktikë që mezi prisni të hyni në shtator. Lërini mandatet të vijnë ata që duan qytetarët.

Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi tani pas zgjedhjeve, qytetarët kanë votuar sërish.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin që poshtëronte qytetarët.

Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator.

Kam rastin që në shtator të shoh sesi do të ma dridhni belin ju dy balerinat e turpit të politikës shqiptare.

Do të shikojmë se çfarë dredhje beli të radhës do të kemi në shtator.”, tha Murrizi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot komandantin...

Rama: Pa BE-në nuk do të ishim këtu sot, Brukseli të mos e delegojë politikën e jashtme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për podcastin “East...

Opozita vendos kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit

Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Pavarësisë dhe nderon Ditën...

Berisha: PD, parti ku të gjithë shprehin mendimet e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje...