Kishte kultivuar kanabis në pronën e tij në Fushë-Krujë, pranga 47-vjeçarit

Më datë:

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës pasi kishte kultivuar disa fidanë me kanabis në pronën e tij.

Mësohet se i arrestuari është Lulzim Kani, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

NJOFTIMI

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas që tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, si dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.  Si rezultat i kontrolleve, në Fushë Krujë, në pronën e shtetasit L. K. janë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...