Rusia do të nisë dërgimin e sistemit raketor S-400 në Indi

Më datë:

Rusia do të nisë me dërgimin e sistemeve raketore tokë-ajër në Indi në fund të vitit 2021, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

India, në vitin 2018, ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në vlerë prej pesë miliardë dollarësh për blerjen e sistemeve S-400. Një gjë e tillë ka nxitur paralajmërimet e Uashingtonit për sanksione.

“Kontrata do të zbatohet në kohë. Dërgesa e parë do të bëhet në fund të vitit 2021”, citohet të ketë thënë zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik, Vladimir Drozhzhov.

“Trajnimi i specialistëve të Indisë do të nisë përpara dërgesave”, shtoi ai.Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë zemëruar edhe me Turqinë – aleate e NATO-s, e cila ka blerë sistemin S-400 nga Rusia.

Uashingtoni thotë se ky sistem nuk është në pajtueshmëri me pajisjet e NATO-s.Rusia thotë se S-400 mund të detektojë dhe shkatërrojë caqe brenda një game prej rreth 400 kilometrash.Një sistem i gjeneratës së re, S-500, thuhet se është në zhvillim e sipër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...