16.5 C
Tirana

Fërgesë Me Bizele Dhe Vezë – Shije Perfekte

Më datë:

Në stinën e verës ushqimet bëhen më të lehta dhe të shpejta për t’u përgatitur.

Duke qenë se temperaturat e larta të heqin dëshirën për të ndenjur mbi sobë me orë të tëra, të gjithë kërkojmë receta sa më të thjeshta.

E tillë është edhe fërgesa me bizele që ju sugjeron AgroWeb.org sot.

Mjaftojnë vetëm 20 minuta dhe ju do të keni përgatitur drekën e shijshme dhe plot vlera për të dashurit tuaj.

Ndiqni me vëmendje hapat e përgatitjes dhe shijojeni që sot këtë pjatë fantastike.

Përbërësit

5 vezë

250ml salcë domateje

150g bizele

Kripë

Rigon

Vaj ulliri

1 hudhër

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që në një tigan të hidhni pak vaj ulliri dhe hudhrën e shtypur.

Pasi hudhra të jetë skuqur lehtë shtoni salcën e domates, të cilën mund ta keni përgatitur edhe vetë.

Ajo që duhet të siguroheni është që të përdorni salcën në formën e pastës, pra të njëtrajtshme, jo atë me copa domatesh.

Mos u shqetësoni nëse keni shumë lëng domateje pasi do të duhet për përgatitjen e bizeleve.

Hidhni salcës erëzat tuaja të preferuara për t’i dhënë shije gjithashtu edhe kripë.

Tani është momenti që të shtoni bizelet e qëruara. Për këtë recetë mund të përdorni si bizelet e frigoriferit por edhe ato të freskëta.

AgroWeb.org për recetën e sotme përdori bizele të freskëta duke qenë se janë edhe në sezon dhe gjenden kudo në treg.

Pasi të keni shtuar bizelet, mbulojeni tiganin me një kapak dhe lërini bizelet të ziejnë me lëngun e domateve për 15 minuta.

Më pas provoni një nga bizelet dhe shikoni nëse është gatuar, nëse e shikoni që ka mbetur pak e fortë mund të shtoni pak ujë.

Me një lugë krijoni disa gropëza mes bizeleve dhe aty thyeni vezët.

Spërkatini në sipërfaqe me pak kripë dhe rigon për t’u dhënë shije.

Mbulojeni përsëri tiganin me kapak dhe lërini vezët të piqen për 3-5 minuta në varësi të preferencës suaj.

Nëse i preferoni vezët e ujshme 3 minuta mjaftojnë, nëse i dëshironi më shumë të pjekura duhet t’i lini pak më gjatë.

Pasi të keni përfunduar me përgatitjen e tyre, lërini pak të mpikset më mirë fërgesa dhe shërbejeni.

Mund ta shoqëroni me sallatë, tarator të freskët apo me gjizë me hudhra dhe vaj ulliri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më...

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Sot në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...