3 persona kanë përfunduar në pranga disa persona pasi janë kapur duke ndërtuar pa leje në një truall publik në Finiq. Policia ka arrestuar pronaren 65 vjeçare të objektit, Eleni Kaçi.
Gjithashtu janë arrestuar edhe Isuf Iisa, 60 vjeç dhe Agron Obzova, 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).
NJOFTIMI:
U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:
-E.K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);
-I.I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


