Si e parashikon motin urithi Phil, legjenda që nga viti 1887

Më datë:

Urithi i famshëm “Punxsutawney Phil” parashikon një pranverë të hershme për Amerikën Veriore. Të dielën në Pensilavani urithi doli nga strofulla dhe nuk pa hijen e tij, duke parashikuar kështu një pranverë të hershme.

Por saktësia e parashikimit të Philit sigurisht që është e dyshimtë, ai është vetëm një urith.

2 shkurti njihet në Shtetet e Bashkuara si “Dita e Urithit”, kur Phili del nga zgavra në trungun e pemës, që është shtëpia e tij. Sipas legjendës, në se urithi del nga zgavra dhe sheh hijen e tij, në se është një ditë me diell, do të ketë edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën e Veriut. Gjenerata të tëra urithësh nga familja e Philit e kryejnë ritualin e parashikimit të motit që nga viti 1887.

Edhe shtete të tjera amerikane kanë urithët e tyre të parashikimit të motit, për shembull Karolina e Veriut ka Sir Walter Wally-in. Virxhina Perëndimore ka French Creek Freddie dhe Xhorxha ka Gjeneralin Beauregard Lee. Në Kanada urithi më i famshëm që parashikon motin është Wiarton Willie në Otava, shkruan VOA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...