Morën peng 34-vjeçarin dhe e dhunuan, lihen në burg tre të arrestuarit, mes tyre dhe një grua

Më datë:

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pengmarrësit e 34-vjeçarit Julian Gjonçaj, ndërkohë që ka lënë të lirë me arrest shtëpie një 14-vjeçar që rezulton të jetë djali i Denisa Karagjozit e arrestuar dy ditë me parë si bashkëpunëtore në pengmarrje.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjykatësja Blerta Çibuku me prokuror Julijan Çafka. Në fillim ky i fundit ka paraqitur provat për të tre të akuzuarit si pengmarrës Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho të cilët ishin denoncuar nga 34-vjeçari në polici.

Pas 40 minutash paraqitje të argumenteve nga ana e prokurorit, avokatët e të tre të pandehurve, kërkuan masë të lehtë për të tre klientët e tyre e sidomos për Denisa Karagjozin e cila është nënë. Mirëpo veprimet e kryera nga të tre të pandehurit, kanë qenë të faktuara dhe me prova të pakundërshtueshme çka detyroi gjykatësen Çibuku të japë vendimin “Arrest në burg” pa afat.

Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho u arrestuan tre dite me parë gjatë operacionit “Kalaja” pasi morën peng për disa orë dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës 34-vjeçarin Gjonçaj në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar.

Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Finlandë-Shqipëri, në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Tifozët shqiptarë mund të sigurojnë tashmë biletat për të...

Bozdo: Kompanitë si modeli KAYO janë shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit financimet publike

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha sot se...

Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar.

Kuvendi i Kosovës nuk përmbylli konstituimin as në seancën...

Përndiqte Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari pranë shtëpisë së saj

Një 25-vjeçar është arrestuar pranë shtëpisë së Kris Jenner...