Mbretëresha shkakton të qeshura tek liderët e G7: A nuk duhet të dukeni sikur po kënaqeni?

Më datë:

Mbretëresha Elizabeth II priti liderët e G7 mbrëmjen e kaluar, ngjarja, e cila ishte e mbyllur për shumicën e mediave, u ofroi familjes mbretërore, liderëve botërorë dhe bashkëshortëve të tyre, një mbrëmje të paharrueshme.

Cornwall’s Eden Project, është një nga projektet më gjigande të një pylli tropikal të krijuar brenda disa serave të veçanta.

Tre breza të monarkisë morën pjesë në event, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla u bashkuan me Princin William dhe gruan e tij Kate, të cilët po merrnin pjesë në takimet e G-7 për herë të parë.

Në një moment gjatë seancës, monarkja tërhoqi vëmendjen e mysafirëve madje shkaktoi edhe të qeshura kur pyeti liderët botëror : “A nuk duhet të dukeni sikur po kënaqeni?”

Pyetja e Mbretëreshës shkaktoi të qeshura dhe kryeministri britanik, u përgjigj me të qeshura” ne po kënaqemi, pavarësisht se mund të mos duket kështu”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...