Ishte kthyer në ‘makth’ për gruan dhe fëmijët duke i dhunuar, 56-vjeçari shqiptar lihet në arrest shtëpie

Më datë:

Një 56-vjeçar shqiptar në Greqi që kërcënonte dhe dhunonte vazhdimisht gruan dhe tre vajzat e tij, është lënë në arrest shtëpie.

Ai ra në prangat e policisë në Pelion, pas ankesës së gruas të tij, e cila telefonoi policinë ditën e mërkurë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur, u thirr ditën e sotme në gjykatë, por seanca u shty.

Ai u la në arrest shtëpie, por duhet të mbajë distancë me vajzatprej 50 metrash.

Ai jetonte në zonën Lechonia me vajzat dhe bashkëshorten, të cilat i keqtrajtonte vazhdimisht.

56-vjeçari i kishte kërcënuar se do t’i vriste edhe vajzat e tij të moshës 23, 18 dhe 13 vjeç.

Vendimi përfundimtar pritet të jepet në seancën e radhës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Qendrore e Kosovës përfshin për herë të parë arin në portofolin e rezervave

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se ka shënuar...

PD kërkon debat për projektrezolutën e integrimit, Balla: Në program javën tjetër kur të miratohet në PE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Bardhi: PS kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardh...

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...