4.5 C
Tirana

Të mërkurën votimi në gjyqin ndaj Presidentit Trump në Senat

Më datë:

Në Uashington, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump dhe ekipi mbrojtës i presidentit paraqitë argumentet e tyre të mbylljes.

Në gjyqin që po zhvillohet në senat rezultati përfundimtar duket i sigurt, pasi republikanët kanë aty shumicën me 53 vende kundrejt 47 që kanë demokratët dhe nuk ka shenja që ndonjë senator i shumicës të votojë pro shkarkimit të presidentit Trump.

Demokratët vazhdojnë të argumentojnë se Presidenti Trump shpërdoroi pushtetin duke i kërkuar Ukrainës të niste hetime që do t’i jepnin atij avantazh politik, dhe se ai e pengoi Kongresin duke i udhëzuar anëtarët e administratës së tij që të mos dorëzonin dokumente dhe dëshmi gjatë hetimeve.
Secila palë pati dy orë në dispozicion për paraqitjen e argumenteve të mbylljes.

Avokatët e Presidentit Trump, dhe vetë ai, argumentojnë se ai nuk bëri asgjë të gabuar dhe se veprimet e tij nuk ngrihen në nivelin e një vepre që të justifikojë shkarkimin.

Senatorët kryesorë republikanë thanë se kërkesa e presidentit Trump për Ukrainën ishte e gabuar, por jo e tillë që të justifikonte akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve. Votimi përfundimtar në Senat pritet të mërkurën./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...