9.5 C
Tirana

Çaji i Lëkurave Të Patateve Për Qarkullimin E Gjakut Dhe Gurëve Në Veshka

Më datë:

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

Ky lëng rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak.

Në lajmin më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org si të përdorni lëngun e lëkurave të patateve për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër gurëve në veshka.

Përgatitja e Lëngut Të Lëkurave Të Patateve dhe Përdorimet e Tij

Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë.

Mjafton t’i vendosni lëkurat disa patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

Ky lëng mund të konsumohet si çaj për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe enjtjeve të gjymtyrëve.

Për këtë qëllim, ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy gotave me çaj në ditë.

Lëngun e patateve mund ta përdorni edhe kundër gurëve në veshka

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe më pas futini në një enë të thellë ku duhet t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës.

Sa Herë Ta Konsumoni 

Të nesërmen, hiqini nga uji ndërsa lëngun pijeni tre herë gjatë ditës.

Patatet kanë efekt diuretik  që do të thotë se përshpejtojnë nxjerrjen e toksinave nëpërmjet urinës.

Kësisoj ato do të eliminojnë ose parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Lëngun e lëkurave të patates mund ta përdorni në gatime të ndryshme.

Këtu përfshihet: përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë.

Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE vendos t’i ndërpresë importet e gazit rus, Von der Leyen: Po i zvogëlojmë fuqinë Putinit”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të ndërpresë gradualisht...

Propozimi i SPAK për kreun e ri të BKH, KLP mblidhet më 9 dhjetor për të votuar 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9...

Hetimet për AKSH: Drejtoresha para SPAK-ut për 12 tendera”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda...

“Aksident në Durrës: Drejtonte automjetin i dehur nga droga, përplasi këmbësoren”

DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit,...