Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

“Zero tolerancë!”, zbardhet takimi i Veliut me drejtorët e policisë, paralajmërim për pushim nga puna

Më datë:

Zbardhet takimi që zhvilloi sot drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me drejtorët Qendrorë e Vendorë dhe shefat e Komisariateve në vend. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, i kultivimit të kanabisit dhe ndërtimeve pa leje, ishin temat në fokusin e këtij takimi që u zhvillua në Drejtorinë e Policisë.

Nisur nga ngjarjet e fundit në fushën e krimit ndaj personit dhe të dhunës në familje, Drejtor Veliu ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore.

Gjatë takimit, Drejtor Veliu ka kërkuar prerë e qartazi, reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime. Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi Veliu.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...
LIVE TV