Çuçi viziton fabrikën e prodhimit të dronëve në Turqi

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi në Turqi fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri u njoh me funksionimin e këtyre pajisjeve inteligjente, për të parë mundësinë e përdorimit të tyre edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.

“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen.

Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”, shkruan Çuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari në OKB: Shqipëria, model transformimi dhe qasje proaktive ndaj migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për...

Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e...

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 196 lekë/litri

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e sotme të...

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Bllokohen mbi 150 kg ushqime, gjobitet subjekti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi se, në kuadër...