10.5 C
Tirana

Hyseni lexon raportin për shkarkimin e Ilir Metës: Presidenti ka kryer shkelje të rënda! Nxiti dhunë dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë

Më datë:

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni po lexon raportin me gjetjet dhe shkeljet e Kushtetutës që supozon që i ka kryer Presidenti.

Ai ishte i pari, të cilit iu dha fjala në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët do të votojnë për shkarkimin e Metës pasi sipas Komisionit, Meta ka kryer rreth 30 shkelje të rënda ndaj Kushtetutës gjatë muajit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Hyseni paraqiti përpara kuvendit, prezantimin e raportit që përgatiti Komisioni Hetimor duke thënë se kanë arritur në përfundimin e Meta ka kryer shkelje të rënda dhe aktet e tij bien ndesh me nene të kushtetutës duke shkaktuar dëm të madh për vendin dhe raportin me aleatët.

“Për shkak të volumit të madh, i është dërguar deputetëve, presidentit dhe është publikuar në faqen e parlamentit. Në Kuvendin e Shqipërisë është dërguar kërkesa e 49 deputetëve për shkarkimin e presidentit. Kryetari i Kuvendit vuri në dijeni Kuvendin dhe Presidentin për kërkesën si dhe i përcolli Komisionit dokumentet shoqëruese. Komisioni për Çështjet Ligjore vlerësoi nëse është në dispozitë me kërkesat ligjore në fuqi dhe vendosi ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Në zbatim të rregullore miratoi vendimin dhe vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor për ngritjen e Komisionit Hetimor me anëtarët përkatës. Objekti i hetimit ishte nëse veprimet dhe deklarata para, gjatë dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të rëndë, prishjen e rendit publik, nxitje të dhunës, dëmtimin e imazhit të vendit dhe me partnerët e Shqipërisë.

Komisioni ushtroi veprimtarinë bazuar në funksionimin e procedurave dhe vendosi miratimin e raportit përfundimtar të hetimit, që paraqet gjetjet të përcaktuara dhe në kërkesën e 49 deputetëve për shkarkimin e Presidentit.

Komisioni u bazua në fakte dhe rrethana të cilat janë shënuar edhe në raport. Presidenti me veprimet e tij ka shkelur shumë nene të kushtetutës, të cilat konsiderohen si shkelje të rënda. Sjelljet e presidentit kanë pasur një ndikim shumë të keq në opinionin publik dhe në politikë”, tha Hyseni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të...

Përmbyten rrugët e Durrësit/ Vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve

Pas reshjeve intensive që përfshinë qytetin në orët e...

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh...

Gonzato për DW: Sulmet ndaj SPAK të ndalen, BE po ndjek çështjen e imunitetit

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori Silvio...