13.5 C
Tirana

Policia britanike arreston dy adoleshentë pas sulmit islamofobik ndaj një familjeje muslimane

Më datë:

Dy adoleshentë u arrestuan në Wolverhampton të Anglisë pas shfaqjes së një raporti të një sulmi islamofobik dhe racor ndaj një familjeje muslimane fundjavën e kaluar, sipas policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi arrestuar dy adoleshentë sonte (e hënë) pas raporteve të një sulmi racor ndaj një familjeje në parkun në Road West, Wolverhampton, të shtunën në mbrëmje”, thuhet në deklaratën e policisë në West Midland.

“Ne e kuptojmë se ky incident ka shkaktuar shqetësim brenda komunitetit dhe ne duam të sigurojmë të gjithë se ne i marrim çështjet e tilla jashtëzakonisht seriozisht”, thuhet më tej.

Arrestimet erdhën pasi një video që tregon dy adoleshentë duke sulmuar verbalisht dhe fizikisht dhe duke kërcënuar anëtarët e një familjeje muslimane në një park u bë virale në mediat sociale që nga fundjava.

Një nga adoleshentët shihet duke bërtitur dhe duke kërcënuar se do t’i therte me thikë.

“Unë vet do t’ju godas me thikë”, u dëgjua të thoshte ai.

“Si rezultat i hetimeve tona, dy djem, të moshës 15 dhe 17 vjeç, u arrestuan rreth orës 21:30 të mbrëmjes nga një adresë në Wolverhampton nën dyshimet e sulmit të ashpër racor”, tha policia.

Policia gjithashtu tha se ata janë “të vetëdijshëm për videon e incidentit që qarkullon në mediat sociale” dhe u kërkoi njerëzve “të mos vazhdojnë ta ndajnë këtë, pasi kjo mund të shkaktojë shqetësime të mëtejshme tek familja e përfshirë”.

Incidentet islamofobe në të gjithë Britani kanë arritur kulmin që nga referendumi Brexit 2016 dhe sulmet terroriste në Londër dhe Manchester në vitin 2017.

Sipas një studimi nga Tell Mama, një grup që regjistron krimin e urrejtjes në Britani, gratë muslimane përjetojnë nivelet më të larta të urrejtjes islamofobike dhe përbëjnë shumicën e viktimave, ndërsa autorët më të shpeshtë janë burra të bardhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...