11.5 C
Tirana

Bajame Dhe Hurma Arabie – Formula Perfekte Për Gjumë Të Qetë

Më datë:

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni.

Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë.

Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës.

Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit.

Lexuesit e AgroWeb.org kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku ka më mirë se bajamet

Bajame Dhe Hurma Arabie, Formula Perfekte Për Gjumë Të Qetë

Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes.

Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të ccmuar për gjumin.

Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit.

Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit.

Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë.

Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin.

Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit.

Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 përqind.

Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë.

Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndëmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë.

Kjo po që është një formulë shpërblyese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia

Dalja e dy personave të armatosur nga banesa e...

Berisha: Kjo qeveri do shkruhet në muret e historisë si më antishqiptare dhe më hajdute

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e...

Bylykbashi: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

https://www.youtube.com/live/MS5UWNajuxI?si=wR5RplcFKWd7jNRx Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi...

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar

Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë...