Francë, evakuohet kampi i emigrantëve në qytetin Calais

Më datë:

Në orët e para të mëngjesit është shpërndarë nga policia kampi i emigrantëve të parregullt në qytetin Calais në veri të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, duke postuar nga llogaria e tij në median sociale deklaratën e prefekturës së Pas-de-Calais, theksoi se me udhëzim dhe vendim të gjyqësorit është evakuuar një kamp i paligjshëm në Calais.

Në deklaratën e prefekturës thuhet se qindra emigrantë përfshirë edhe rreth 30 fëmijë janë nxjerrë nga policia nga vendi ku ata përpiqeshin të strehoheshin në hangarët në një hapësirë boshe në rrugën Saint-Omer Calais.

Më tej thuhet se emigrantët që jetonin në hangarë përbënin kërcënim për shëndetin publik, prishnin rregullin publik dhe se për kampin janë ankuar rreth 50 familje që jetojnë përreth.

Shtypi francez ka raportuar se prej dy ditësh janë shënuar përleshje mes policisë e cila përpiqet të evakuojë kampin dhe banorëve të tij.

Kreu i Këshillit rajonal Hauts-de-France në të cilën ndodhet edhe prefektura Pas-de-Calais, Xavier Bertrand dhe kryetarja e bashkisë Calais, Natacha Bouchart, mësohet se me qëllimin për të parandaluar riformimin e një kampi të madh emigrantësh në qytet, kanë bërë ankesë për personat që strehohen nëpër hangarë.

Në qytetin Calais i cili ndodhet në kufirin Belgjikë-Francë, ndodhen shumë refugjatë të cilët përpiqen të kalojnë në Britani duke kaluar Kanalin e La Mansh-it.

Kampi i refugjatëve i emërtuar si “Xhungla” në Calais, u shemb nga policia franceze në vitin 2016.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...