Facebook heq ndalimin për teoritë se COVID-19 u krijua nga njeriu dhe vjen nga një laborator

Më datë:

Facebook nuk do të ndalojë më botimin e teorive që pretendojnë se COVID-19 u krijua nga njeriu, ndërkohë që hipoteza e një aksidenti laboratorik në Kinë po kthehet në debat të ashpër në SHBA.

“Në dritën e hetimeve aktuale për origjinën e COVID-19 dhe në këshillim me ekspertët e shëndetit, ne nuk do të heqim nga platformat tona pretendimet se COVID-19 u krijua nga njerëzit”, njoftoi grupi në faqen e tij.

Rrjeti social, i përdorur nga rreth 3,45 miliardë persona në të paktën një nga katër platformat e tij (Facebook, Instagram, Messenger, WhatsApp) shkon kundër rregullave të tij të mëparshëm për keqinformimin në kohën e COVID-19, të përditësuara shkurtin e kaluar.

Rrjeti planifikoi ndalimin e teorive që sugjerojnë një dorë njerëzore prapa shfaqjes së virusit, si edhe paefektshmërinë e pretenduar të vaksinave ose faktin që ato mund të jenë toksike ose të rrezikshme.

“Ne vazhdojmë të punojmë me ekspertë për të monitoruar natyrën në ndryshim të pandemisë dhe për të përditësuar rregullisht politikat tona, ndërsa shfaqen fakte dhe tendenca të reja”, shpjegoi Facebook.

Në të njëjtën kohë, teoria e një aksidenti laboratorik në Wuhan, Kinë, është rikthyer javët e fundit në debatin amerikan, pasi u la mënjanë gjatë nga shumica e ekspertëve.

Gjithashtu, po rriten thirrjet për hetime më të thelluara brenda komunitetit shkencor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...