Vodhën 75 mijë euro në banesën e 63-vjeçarit në Përmet, arrestohet një grua, në kërkim një tjetër

Më datë:

Përmet– Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases Ordeta Shahini, 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Paulin Peçi, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...