Pamjet nga krimi ne Lushnje, klienti vret pronarin e lokalit pas nje konflikti te çastit, i plagos edhe djalin

Më datë:

Dalin pamjet e para nga vendi ku 62-vjeçari Herakli (Rako) Qorri u qëllua për vdekje me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, ndërsa i biri u plagos rëndë në lokalin e tyre

Siç duket edhe nga pamjet, gjurmë të mëdha gjaku dallohen përreth.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me viktimës dhe autorit. Sofokli Shani shkoi ne shtëpi pas konfrontimit fizik, mori armën dhe u kthey duke kryer krimin e rëndë.

Dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, megjithatë pritet që të vërtetohet nga Policia e Shtetit.

Pritet që dëshmia e tij dhe e 31-vjeçarit që u mbijetoi plumbave të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e vrasjes që tronditi zonën.

Deri më tani nuk raportohet se as babai dhe as i biri të kenë pasur precedentë penalë të mëparshëm, ndaj e vetmja pistë ku edhe po hetohet është ajo e konfliktit të çastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...