Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Shkëlzen Velajt në orët e para të kësaj të enjteje. Mësohet se në drejtim të tij është qëlluar 20 herë me kallashnikov ndërsa 15 plumba e kanë kapur ne trup.
Pasi kanë kryer vrasjen, autorët të cilët dyshohet se janë 2, kanë djegur makinën dhe janë larguar pa lënë gjurmë.
Shkëlzen Velaj i kishte pikasur autorët që po e ndiqnin me makinë ndaj pasi sapo mbërrit në banesë e la makinën ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi në katin e 5-të.
Si ndodhi vrasja?
43 vjecari ka qënë duke u kthyer në banesë. Përgjatë gjithë rrugës së kthimit ka pikasur një automjetë që po e ndiqte. Është futur tek kthesa e shtëpisë së tij, një kthesë ku nuk kthehen shumë makina në atë orë. Kur ka parë një automjetë të llojit BMW që po e ndiqte edhe aty ka dal me vrapë duke lënë automjetin Renault Clio të ndezur. Është larguar me shpejtësi në drejtim të shtëpisë. Autori apo autorët e kanë ndjekur me vrap nëpër shkallë, pak metra pranë banesës së tij e kanë qëlluar afro 30 herë duke e ekzekutuar.
Autorët janë larguar me shpejtësi me atuomjetin e llojit BMË ku i kanë vënë edhe flakën.Ngjarja po hetohet në dy drejtime, larje hesapesh midis bandave pasi Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt të vrarë në masakrën e Colës por edhe për narkotikë pasi 43 vjecari dyshohet se ishte aktivë edhe në tregun e narkotikës në Vlorë cka e tregon fakti se në 2019 sëbashku me 6 të tjerë u arrestua nga policia e Vlorës në operacionin e quajtur Vjeshta. Mendohet se më parë e ka ndryshuar edhe emrin nga Shkëlzen në Altin për shkak të mosmarrëveshjeve me ligjin


