Rreth 40 ushtarë armenë shkelin kufirin e Azerbajxhanit

Më datë:

Rreth 40 ushtarë të Armenisë kanë shkelur kufirin e Azerbajxhanit dhe më pas janë zmbrapsur nga masat e ushtarëve azerbajxhanas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se ushtarët armenë u përcaktuan mbrëmë natën duke hyrë rreth 400 metra në territorin e Azerbajxhanit në drejtim të fshatit Armutlu në rajonin Kalbajar.

Më tej thuhet se ushtarët armenë u tërhoqën si rezultat i masave emergjente që ushtarët e Azerbajxhanit morën pa përdorur armë.

Ndërhyrja e ushtarëve armenë në territoret e Azerbajxhanit është një provokim, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se e gjithë përgjegjësia i përket palës armene.

Në deklaratë vihet theksi se përjetimet kanë treguar edhe njëherë se Armenia përkundër thirrjes së komunitetit ndërkombëtar dhe palës së Azerbajxhanit për të zgjidhur me negociata dhe dialog problemet kufitare, po përpiqet të tensionojë edhe më tej situatën në kufijtë shtetërorë mes dy vendeve dhe se përpjekjet e ngjashme do të pengohen me vendosmëri edhe pas kësaj nga ushtria e Azerbajxhanit.

Ministria i ka bërë thirrje Armenisë që të tregohet e përgjegjshme, të respektojë kufijtë dhe integritetin territorial të shteteve fqinje si dhe të distancohet nga provokimet që mund të tensionojnë situatën në rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...