17.5 C
Tirana

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për luftimin e korrupsionit

Më datë:

Sot, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale, përcjell albinfo.ch.

Vlen të cekët se Lumezi u shpreh se luftimi i korrupsioni nuk mposhtet me vetëm nga puna që bëhet vetëm nga institucionet vendëse, por me përkrahje edhe të shteteve tjera në këtë rast Shqipërinë.

“Ky memorandum përfshin disa apekte dhe sidomos nga disa dukuri që e dëmtojnë sigurinë e vendit, por edhe të rajonit”“…këto dukuri nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm, ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe më herët me Shqipërinë duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dhe duke premtuar në luftimin e shumë dukurive tjera”, tha Lumezi.

Nga ana tjeter, krey i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës në luftimin e dukurive negative, raporton EO.

“Në jemi të aranzhuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera, dhe e kam të domosdoshme bashkëpunimin me shtetin e Kosovës”.“…kjo nuk është hera e parë që kemi një bashkëpunim të tillë, duke falënderuar kolegët për këtë bashkëpunim, pasi prokuroria jonë e posaçme është e re dhe e kishim të nevojshme këtë bashkëpunim”, tha Kraja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rinas, atentat ndaj një automjeti – një person humb jetën, një tjetër plagoset

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet...

Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?

Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin...

Nuredin Dumani ishte nisur për ta vrarë, Elton Kila dëshmon në GJKKO: Nuk e kam besuar

Në sallat e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe...

Opozita nuk fitoi asnjë nga pesë bashkitë, Berisha: Dhunim masiv i votës së lirë

https://www.youtube.com/live/gedbnPeUjso?si=nhsmbwqt2bTo0UbO Pas mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike,...