WhatsApp heq kufizimin për përdoruesit që nuk pranojnë rregullat e reja të privatësisë

Më datë:

WhatsApp nuk do t’i kufizojë më ata që nuk i pranojnë rregullat e reja të privatësisë.

Rregullorja e re hyri në fuqi më 15 maj dhe, për përdoruesit që nuk e pranuan brenda një afati kohor, kompania vuri kufizime në përdorimin e funksioneve të caktuara, përfshirë thirrjet dhe mesazhet.

Megjithatë, duket se tani aplikacioni i bisedave ka vendosur të ndryshojë qasjen e tij.

“Duke pasur parasysh diskutimet e fundit me autoritete të ndryshme dhe ekspertë të privatësisë, ne duam të sqarojmë se aktualisht nuk kemi plane për të kufizuar funksionalitetin për ata që nuk e kanë pranuar ende përditësimin. Në vend të kësaj, ne do të vazhdojmë t’u kujtojmë, kohë pas kohe, përdoruesve se çfarë të rejash ka në përditësim”, shpjegoi WhatsApp në faqen TheNextWeb.

Në faqen e tij tëpërditësuar të mbështetjes së përdoruesit, WhatsApp gjithashtu deklaroi se nuk planifikon të transformojë kujtesën për përditësimin e rregullave të privatësisë, duke e bërë atë të vazhdueshme, siç u njoftua fillimisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...

Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementi me vaj peshku nuk është i mirë për...