Kina vendosi kufizime kundër koronavirustit të ri (COVID-19) në një qytet tjetër të martën, pas qytetit jugor Guangzhou, pasi vendi raportoi një shpërthim të ri të koronavirusit, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet lokale të qytetit Foshan kanë njoftuar një seri masash parandalimi dhe kontrolli të COVID-19 duke përfshirë lëshimin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi për banorët në disa zona dhe kufizimet për personat që të largohen nga qyteti nëse nuk kanë test negativ për virusin, raportoi e përditshmja “Globale Times “.
Banorëve u kërkohet të qëndrojnë në karantinë shtëpiake dhe nuk do të lejohen të marrin pjesë në tubime, vende të mbyllura si kinema dhe palestra, ndërsa gjithashtu në rrethin Chancheng janë mbyllur edhe baret.
Kufizimet e udhëtimit u imponuan në Foshan pasi Guangzhou shtrëngoi kufizimet e lidhura në përgjigje të llojeve mutante të koronavirusit, sipas raportit.
Foshan kishte raportuar dy raste të konfirmuara dhe një rast asimptomatik të dielën, ndërsa Guangzhou raportoi 18 raste të konfirmuara COVID-19 të hënën, pasi qyteti gjeti llojin e tij të parë të virusit të zbuluar në Indi.
Kina deri më tani ka regjistruar 91.099 raste dhe 4.636 vdekje, ndërsa 86.135 njerëz janë shëruar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.


