Rama inspektim në shkollën “Ismet Nanushi”, do të jetë gati në shtator

Më datë:

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment.

Shkolla “Ismet Nanushi”, në fshatin Sukth të Durrësit, e cila në vjeshtë do të jetë gati për 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit, është një nga objektet arsimore të Fazës 2, që po rindërtohet nga themelet me fondet e Bashkimit Europian, EU4Schools dhe zbatohen nga UNDP Albania.

Në kantierin ku çdo gjë është ngritur nga themelet ishte sot Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

“Ky është objekti i tretë që fillon me programin e rindërtimit në këtë njësi administrative,” – u shpreh Sako, ndërsa shtoi se dy objekte të tjera arsimore që janë funksionale në këtë njësi janë rindërtuar me fonde të qeverisë.

“Ne kemi mbaruar dy objekte me fondet e qeverisë shqiptare që funksionojnë aktualisht. Ndërsa kjo dhe një shkollë tjetër janë të ndërtuara mbi programin e BE-së me donacionet e PNUD.

Kështu që kemi katër objekte të reja vetëm në këtë njësi administrative për t’i dhënë një mundësi sa më të madhe nxënësve që të edukohen në kushte sa më optimale,” – u shpreh kryebashkiakja Sako.

Ndërsa Ministri i Rindërtimit Ahmetaj tha se “Ismet Nanushi” është një nga shkollat më të mëdha të Programit të Rindërtimit, e cila renditet përkrah më të mirave për kushtet optimale që do t’u ofrojë nxënësve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...