Roveri kinez transmeton imazhet e para pas uljes në Mars

Më datë:

Pas zbarkimit me sukses në Mars në fundjavë, roveri kinez Zhurong transmetoi sot imazhet e para në Tokë. “Të gjitha sistemet po funksiononin normalisht”, raportuan mediet shtetërore.

Njëra nga imazhet tregon roverin pak pasi kishte zbritur në Planetin e Kuq, ndërsa një tjetër tregon ndarjen e Zhurong nga anija kozmike Tianwen-1, sipas agjencisë hapësinore të Kinës.

Moduli i uljes preku sipërfaqen e Marsit të shtunën, duke e bërë Kinën vendin e dytë që zbarkon me sukses në fqinjin e Tokës.

Tianwen-1 u ngrit nga Toka më 23 korrik dhe arriti orbitën në shkurt. Fluturimi ishte një nga më të vështirët që Kina ka ndërmarrë ndonjëherë. Ulja ishte një sfidë e madhe, pasi Marsi ka atmosferën e tij, ndryshe nga Hëna.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, rover Zhurong, i quajtur sipas perëndisë kineze të zjarrit, do të hetojë Planetin e Kuq për të paktën tre muaj.

foto galeri

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Për të mos e mohuar vetveten

Bashkim Aliu Për këto rreshta më nxiti shkrimi i Enver...

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...