14.5 C
Tirana

Shkarkimi i Metës/ Përveç videove, në “sitë” të komisionit hetimor edhe postimet në rrjetet sociale të presidentit

Më datë:

Komisioni Hetimor po mban mbledhjen e rradhës për hetimin e shkeljeve të presidentit Ilir Meta para dhe gjatë zgjedhjeve, të pretenduara nga Partia Socialiste.

Gjatë mbledhjes Komisioni Hetimor ka zgjedhur për të hetuar disa kronika me deklaratat e presidentit Meta.

Në kronikat që po paraqiten bën pjesë dhe përplasja e presidentit me policët bashkiakë në zyrat e FRD, si dhe intervista apo deklarata ku presidenti Meta iu bën thirrje qytetarëve për të mbrojtur votën në çdo formë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do të ftoja secilin nga anëtarët që të njihet me gjithë volumin e pamjeve.

Administrata teknike do të përpiqet që të përzgjedhë pamje që paraqesin raste të caktuara për të mos bërë përsëritje, pra aq sa është e mundur, për të mos dhënë të njëjtat deklarata pavarësisht se në media të ndryshme.

Por e rëndësishme është që për t’iu referuar të gjitha atyre që ngrihen në shqetësimin e 49 deputetëve apo të tjera që mund të vijnë nga institucionet” u shpreh Hyseni.

Ndërkohë Klotilda Bushka bëri me dije se krahas videove të deklaratave nga presidenca apo gjatë intervistave , do të hetohen dhe postimet e publikuara në rrjetet sociale të presidentit Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...