14.5 C
Tirana

Çela nga Fieri: Prokuroritë të tregohen transparente e të shpejta në hetime

Më datë:

Pas takimit në Prokurorinë e Fierit, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela theksoi se prokuroritë duhet të tregohen transparente dhe të shpejta në hetimet që kryejnë.

Ai tha se një ndër arsyet e vizitës në Fier është hetimi për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në prokuroritë e rretheve.

“Rëndësi ka hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut. Denoncimet për krimet zgjedhor në Fier janë të konsiderueshme.

Çështja e dytë që u trajtua ishte pastrimi i parave dhe evazioni fiskal.

Funksionimi i një seksioni të posaçme që prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal.

Rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia. Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Është e rëndësishme të tregohet transparenca dhe të tregohen të shpejtë në hetime”, tha Çela.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...