Përfundojnë procedurat/ Kur hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e patentave

Më datë:

Kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se kjo marrëveshje, e cila është miratuar kohë më parë nga qeveria shqiptare do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021, koha e përcaktuar me ligj pas publikimit në fletoren zyrtare.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali. Ndërsa më datë 17 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e...

BM – Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi  në mesnatë bisedime urgjente...

Komisionerja Kos kërkon bashkim pas zgjedhjeve: Kosova ka nevojë për dialog

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka...

FILIPINE- Të paktën 15 të vdekur dhe 120 të plagosur pas një tërmeti në jug të vendit

Një tërmet me fuqi 7,8  ballë të shkallës Rihter ...