15.5 C
Tirana

“E bën shoshë nga plumbat”, flet gruaja e Everest Çakës i ekzekutuar dje në Elbasan

Më datë:

Silvana Çaka, gruaja e Everest Çakës që u vra mbrëmë në një atentat ka dhënë dëshminë e saj para uniformave blu. Ajo e tronditur nga ngjarja ka rrëfyer se një makinë i ka goditur fillimisht nga pas duke menduar se bën aksident ndërsa në pas një person u afrua në makinën ku ishin burrë e grua dhe qëlloi ndaj Everest Çakës duke e lënë të vdekur në vend. Ajo thote se plumbat e kapën në krahë, gjoks dhe qafë.

“Fillimisht na goditi një makinë nga pas, menduam se bëmë aksident, dhe ndaluam menjëherë. Më pas vrasësi u afrua te xhami i makinës, dhe e qëlloi Everestin me breshëri, plumbat e kapën në krahë, gjoks, dhe në qafë. Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur me xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bën shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, u shpreh Çaka.

Ajo thotë se menjëherë pas ngjarjes, ka dalë nga makina, dhe ka kërkuar ndihmë fillimisht nga banorët e zonës, ndërkohë që autorët ishin kujdesur që Everest Çaka të vdiste në vend, pasi e kanë qëlluar me 11 plumba në një distancë të afërt.

“Dola nga makina dhe kërkova ndihmë nga njerëzit aty pranë, që të njoftonin policinë”, ka thënë Çaka më tej në dëshminë e saj.

Ndërkohë mënjeherë pasi mbaruan porosinë e tyre vrasësit janë larguar me makinë e cila u gjet më pas e djegur pranë stacionit të trenit në Durrës. Dyshohet se ata fshihen në zonën e Fushë-Krujës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...