Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shkodranë

Më datë:

10 persona janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes Aeroportit të Rinasit duke përdorur test të falsifikuar për COVID-19. Policia ka nisur hetimet për G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Ata janë konstatuar gjatë verifikimit të dokumenteve plotëstuese dhe pasi është komunikuar me klinikat private ku ata kanë thënë se kanë kryer testin ka rezultuar se ato kanë qenë të falsifikuara. Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

“Vijon puna nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shtetas. Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit: G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara. Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar vijojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat”, njofton policia.

Policia kufitare është duke kapur çdo ditë edhe më tepër qytetarë, të cilët nga padija se si funksionon sistemi i kryerjes së tamponëve nëpër laboratorët e vendit mendojnë se mund të dalin nga Shqipëria duke falsifikuar rezultatin e testeve.

Siç mëson abcnews.al, thuajse çdo ditë kthehen një numër i madh qytetarësh, sidomos nga Kapshtica dhe Kakavija duke tentuar të futën në Greqi pasi kanë tentuar të falsifikojnë rezultatin e tamponit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...