Zvicra ua kalon të gjithë fqinjëve për numrin e të vaksinuarve me dy doza

Më datë:

Fushata zvicerane e vaksinimit ka rritur shpejtësinë ditëve të fundit. Zvicra tani po vaksinon më shpejt se shumë vende fqinje.

Në një kategori, nadje ajo ka një pozitë të lartë edhe në nivel bote, shkruan gazeta Tages Anzeiger. Bëhet fjalë për kategorinë e numrit të vaksinave të kontraktuara.

Pesë prodhues vaksinash nga e gjithë bota kanë kontratë me Qeverinë Federale për të shpërndarë gjithsej 35.8 milionë doza vaksinash, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, janë dorëzuar tre milionë doza, d.m.th. rreth tetë për qind të vëllimit të përgjithshëm.

Javën e fundit pak më pak se 339,000 doza vaksinash janë dhënë në të gjitha kantonet. Kjo bën 48,000 njësi në ditë.

Gazeta “Tages-Anzeiger” ka bërë këtë llogari: Krahasuar me dy javët e mëparshme, kjo është një rritje përkatësisht prej 19 dhe 64 për qind, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se rreth dhjetë për qind e popullsisë në Zvicër janë vaksinuar plotësisht deri në fund të prillit.

Në krahasim ndërkombëtar, Zvicra po përmirësohet gjithnjë e më shumë, sipas raportit. Është e vërtetë që Zvicra mbetet prapa vendeve fqinje, si: Austria, Gjermania, Italia dhe Franca për sa u përket dozave për 100 banorë.

Por kur bëhet fjalë për të vaksinuarit plotësisht, Zvicra ka kaluar fqinjët e saj, duke arritur t`ua japë dy dozat e vaksinës 10.1 për qind të banorëve.

Të kujtojmë: Italia ka (9.2 për qind), Austria (9), Franca (8.7) dhe Gjermania (7.4).

Vetëm dhjetë vende (Izraeli, Kili, Bahreini, SHBA, Britania e Madhe, Serbia, Hungaria, Singapori, Maroku, Danimarka dhe Turqia) aktualisht kanë një përqindje më të lartë të njerëzve të vaksinuar plotësisht në të gjithë botën se sa Zvicra.

Edhe me normën aktuale të vaksinimit, Zvicra aktualisht është përpara Francës dhe Austrisë me 48,000 doza në ditë, sipas “Tages-Anzeiger”.

Efektet e para të strategjisë së vaksinimit në Zvicër gjithashtu mund të vërehen: Në grupmoshën mbi 80 vjeç, numri i infeksioneve po bie, shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve po ashtu po bien.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...