16.5 C
Tirana

Panik në ajër, alarm për bombë në aeroplan, Greqia ngre në fluturim avionët luftarakë

Më datë:

Mediet greke raportojnë se një alarm për bombë mbi hapësirën ajrore greke ka krijuar panik.

E përditshmja greke “Protothema” raporton sot se një aeroplan pasagjerësh, që po udhëtonte drejt Izraelit, ka dhënë alarmin, kur ndodhej mbi qytetin grek të Heraklio, pasi dyshohej që në bord të kishte bombë.

Menjëherë është aktivizuar mekanizmi i alarmit dhe avionë luftarakë grekë janë ngritur në fluturim.

Aeroplani me pasagjerë ka hyrë në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00, sipas kohës lokale.

Katër avionët luftarakë grekë F-16 e kanë shoqëruar aeroplanin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, aeroplani është ulur në mënyrë të sigurt në Izrael.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë.

Pppp

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...