Pas Elbasanit, Basha zbret në Durrës: Mos rrini në shtëpi, dilni të gjithë e votoni, kjo është dita e shqiptarëve!

Më datë:

Pas Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në Durrës, për të parë nga afër procesin e votimit.

Në fjalën e tij, Basha iu ka bërë thirrje të gjithë durrsakëve të dalin të votojnë, pasi sipas tij, procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve.

“Përshëndetje të gjithë durrsakëve, që kanë dalë e kanë votuar deri tani. Ju them, shkoni e trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini e çojini te qendrat e votimit. kjo është dita juaj. Dielli po shkëlqen, mos mbetet askush pa votuar.

Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi.

Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve.

Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit.

Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...