Balla voton në Librazhd: Qytetarët të dalin të votojnë, humbësi të pranojë rezultatin

Më datë:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit.

Balla është paraqitur pranë qendrës së votimit rreth orës 8 të mëngjesit i shoqëruar nga prindërit, bashkëshortja dhe djali i tij Robin.

Pas votimit Balla në një prononcim për mediat tha se shumë punë na presin përpara, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Jam shumë i sigurt që do të jetë një ditë e qetë.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në këtë ditë të bukur me diell të dalin dhe të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Elbasanit.

Shumë mirënjohje dhe punë të mëdha na presin përpara.

Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin dhe që të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”, – tha Balla pas votimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...