14.5 C
Tirana

Do blinin vota për LSI-në, kush janë dy të rinjtë që lëviznin me bllok me vetë në Vlorë, policia i “fundosi”

Më datë:

Policia e Vlorës ka goditur sot një rast të shit-blerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit ndërsa janë arrestuar 2 persona.

Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç i cili është me origjinë turke e që jeton jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, janë dy personat që kanë rënë në prangat e policisë.

23-vjeçarit nga Turqia i janë sekuestruar 2 telefona ku jane zbuluar bidesa për blerje vote për LSI-në.

Mësohet se gjatë ndalimit të tyre, iu janë gjetur një bllok me emra të personave që dyshohet se do u blinin votën për LSI-në si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale.

Kjo çështje do ti kalojë SPAK-ut, sa kohë që krimet zgjedhore i kanë kaluar për kompetencë organit më të lartë të akuzës në vendin tonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...