14.5 C
Tirana

Task forca zvicerane: Vaksinimi i dytë të mos bëhet pas 4 por pas 6 javësh

Më datë:

Nëse njerëzve në Zvicër doza e dytë e vaksinës kundër Covid-19 u injektohet deri në gjashtë në vend të katër javëve pas së parës, kjo do të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.

Kështu shkruan task forca shkencore federale në një prezantim të saj të publikuar sot nga mediat zvicerane.

Me një interval prej gjashtë javësh dhe me sa më pak doza të depozituara të jetë e mundur, gjysma e popullsisë mund të vaksinohet me të paktën njërën dozë “disa javë më parë” se sa në rastin e kundërt.

Kjo do të thoshte që më shumë njerëz do të merrnin dozën e parë dhe kështu do të sigurohej më shumë mbrojtje kundër koronavirusit, thonë në Task Forcën shkencore federale të Zvicrës.

Nëse ndiqet kjo logjikë, kemi një “përfitim të përgjithshëm shoqëror” prej 1.5 miliard frangash zvicerane.

Kjo përbën një përfitim prej 50 milionë frangash në ditë, që do të vinte si rezultat i përshpejtimit të vaksinimit, sipas Task Forcës.

Jo vetëm intervali i zgjatur midis dy dozave mund të përshpejtojë fushatën, por edhe përdorimi sa më i shpejtë i dozave të dorëzuara, shton Task Forca në njoftimin e saj të publikuar në internet.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...