7.5 C
Tirana

Spaho: Në 25 Prilli shqiptarët votojnë ndryshimin historik për të ardhmen europiane

Më datë:

Koordinatori i PD-së për Qarkun Korçës, Edmond Spaho ka zhvilluar sot një takim në Çaushli dhe Blace të Korçës.

Spaho u tha fermerëve dhe banorëve se qeveria Basha ka një plan konkret të mbështetjes së sektorit të bujqësisë, si bazë e ekonomisë së vendit, përmes subvencioneve të konsiderueshme, uljes së ndjeshme të taksave dhe tarifave për zhvillimin social të familjeve në fshat.

Po ashtu, Spaho sqaroi se subvencionet prej 100 milion euro në vit do të shkojnë direkt tek fermeri që investon tërë mundin e jetës tek prodhimet bujqësore. Financimi me 50 milion euro në vit në mekanikën bujqësore , sistemin e vaditjes dhe kullimit do modernizojne bujqesine shqiptare ” Vendimi i parë i Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit prej 320 lekësh, në mënyrë që çmimi i karburantit të ulet.

Duke shpjeguar politikat e zhvillimit social ekonomik, Spaho konfirmoi sërish dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve prej 25 përqind dhe uljen e ndjeshmë të pagesave të prapambetura të sigurimeve shoqërore, të cilat këto vite rëndojnë së tepërmi të ardhurat e një familjeje në fshat.

“Në 25 Prill vota për numrin 9 për partinë Demokratike nuk është vetëm për fitore politike, por ajo është vota për ngritjen ekonomike të familjeve shqiptare në fshat dhe qytet, është votë e ndryshimit historik për një të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...