15.5 C
Tirana

“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Gjykata vendos masën detyrim paraqitje për policin David Medani

Më datë:

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën detyrim paraqitje për policin David Medani.

Efektivi i policisë David Medani u arrestua mëngjesin e së mërkurës dhe ndaj tij janë ngritur akuza “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Gjithashtu ne lidhje me ngjarjen u arrestuan edhe Gjon Fufi, 40 vjeç, Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), 36 vjeç dhe Rudolf Fufi, 31 vjeç, të tre lindur e banues në Mamurras, për të cilët jykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe ndaj tyre, ndërkohë që Nikoll Fufit i është komunikuar masa e sigurisë në spital.

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin me shkopinj bejsbolli ndaj një polici të postës, i cili pak orë më herët kishte kontrolluar një lokal në pronësi të tyre për lojërat e fatit.

Vetë efektivi i prangosur, David Madani ka identifikuar njërin prej tyre në këtë grup ç’ka ka sjellë zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. I gjendur vetëm dhe i veshur civil, mbasi kishte përfunduar shërbimin dhe po kthehej në banesën me qira, drejt policit David Madani u afruan me shpejtësi dy automjete.

“Njëri porsche cayenne me xhama të zinj dhe tjetri Audi Q5, prej andej zbritën 6 persona me shkopinj bejsbolli në duar dhe u drejtuan drejt meje”, rrëfen oficeri në dëshminë që TCH disponon ekskluzivisht.

“Mes tyre njoha Mir Fufin për të siguruar mbrojtjen nxora armën e shërbimit nga brezi, e mbusha dhe qëllova në ajër dy herë duke ju thënë mos u afroni, mos bëni gabim të afroheni. Ata pavarësisht thirrjeve, të acaruar më goditën”, shton oficeri i policisë. Gjatë gjithë kohës që agresorët po e godisnin efektivin dhe që më pas rezultuan se ishin Nikoll, Rudolf dhe Gjon Fufi, sipas qëndrimit të tij , ai gjuajti tre herë të tjera në mënyrë të pavullnetshme dhe të pakontrolluar duke plagosur dy kolegët që gjendeshin me shërbim në afërsi të vendngjarjes si dhe njërin nga sulmuesit e identifikuar si Nikoll apo Mir Fufi. Dy policët e plagosur nga rikosheti janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja të cilët tregojnë se gjendeshin në distancë në çastet e përplasjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...