15.5 C
Tirana

‘Përplasja’ e ministrave në Ankara, mediat greke zbulojnë detaje: Dendias u provokua nga Erdogan, shmangu me shkathtësi shndërrimin në peng të tij

Më datë:

Mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera nga përplasja e ministrave Nikos Dendias dhe Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara, e cila duket se zanafillën e kishte shumë më parë.

Sipas Protothema.gr, shpërthimi i Dendias erdhi pasi është provokuar nga takimi i mëparshëm me Presidentin turke Erdogan, ku vetë ai ka nisur provokimet, dhe më pas i ka vijuar edhe ministri i tij i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Për grekët, kësaj radhe ‘’Dendias ka shënuar jashtë shtëpie’’ teksa theksohet se ai shmangu me shkathtësi shndërrimin e një pengu të vetë Erdogan.

Po ashtu mediat greke e cilësojnë qëndrimin e Çavuşoğlu si të mjerueshëm. Dendias vizitoi Ankaranë dhe kjo u duk si një vizitë e cila do të zbuste tonet mes Greqisë e Turqisë, dhe do të kontribuonte për dialog, por mediat e vendit fqinj thotë se qartazi Dendias aty gjeti një ‘’terren të rrëshqitshëm’’.

Më parë u zbulua se nga qeveria greke, Dendias kishte marrë urdhër të qartë se nëse provokohej, duhet të përgjigjej menjëherë, ashtu siç ndodhi në konferencë në sytë e gjithë mediave botërore.

Më tej, në Greqi duket se ka një unifikim politik, pasi partia më e madhe opozitare SYRIZA që i ka cilësuar qëndrimet e Dendias të drejta, por akuzojnë Mitostakisin se nuk ak strategji në dialogun e me Turqinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...