16.5 C
Tirana

Votimi elektronik/ Celibashi siguron qytetarët: Procesi do të jetë 100% i sigurtë!

Më datë:

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka siguruar të gjithë qytetarët, që në 25 prill njësia nr.11 në Tiranë, ekzaktësisht zona e Laprakës, ku do të kryhet votimi elektronik është 100% e sigurtë.

Po ashtu Celibashi ka siguruar se edhe procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë do të jetë i sigurtë.

Celibashi: Procesi është 100% i sigurtë në çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër të manipulojë procesin. Procedurat e votimit janë 100% të sigurta, integriteti dhe rezultati do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve. Kjo sa i përket procesit të votimit nëpërmjet pajisjeve elektronike. Edhe në tërësi, në këtë njësi, ashtu si edhe njësitë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ofron i gjithë procesi përgatitor për mos cenimin e integritetit të votës.

Më herët kreu i KQZ-së ka shpjeguar se në të gjitha qendrat e votimit në vend do të jenë të vendosura kamera vëzhgimi, të cilat nuk do të cenojnë privatësinë e qytetarëve në hedhjen e votave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...

Moti i keq në Pogradec, dëmtohet ura mbi lumin e Vërdovës

Reshjet intensive dhe prurjet e shumta krijuan situatë të...

BE pritet të japë 900 mln euro, Kos paralajmëron Kosovën për vonesën e reformave

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka...

Vdekja e Doriana Hakës dy javë pas lindjes, dënohen me burg reanimatorja dhe kirurgu

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona...