18.5 C
Tirana

Bujar Leskaj në Qendrën për të moshuarit në Vlorë: Të braktisur nga pushteti. Jetojnë në ambiente të ftohta dhe pa kushte

Më datë:

Në qendër të Vlorës, pak metra larg Sheshit të Flamurit është Qendra Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve të vetmuar. Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ishte pranë tyre dhe u njoh me historinë e Qendrës dhe pensionistëve të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror.

E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite.

Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh.

Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.

“Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!” – u shpreh Leskaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...