Presidentja e KE jep lajmin: Moment historik, BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh ndja Covid-19

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë sot lajmin se Bashkimi Evropian ka arritur në kuotën e 100 milionë vaksinimeve kundër koronavirusit.

Presidentja e KE shkruan në një postim në rrjete sociale se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.

“Ashtë një moment historik për të cilin mund të krenohemi,” tha ajo, duke shtuar se “BE përshpejton ritmin e furnizimeve të vaksinave”

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha von der Leyen.

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Siç njoftoi më herët zonja von der Layen, këto nuk janë sasi të reja por sasi të rëna dakord më parë, dorëzimi i të cilave është shtyrë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...