Ngjarja në Mamurras ku u plagosën 3 persona, shkon në katër numri i të arrestuarëve

Më datë:

Shkon në katër numri i të arrestuarve për ngjarjen që ndodhi dje në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Policia e Kurbinit ka arrestuar efektivin e policisë David Medani, i cili plagosi nga pakujdesia ditën e djeshme në Mamurras 2 kolegët e tij dhe një person tjetër.

Janë vënë nën pranga edhe shtetasit Gjon Fufi, Nikoll Vorfi (Fufi) dhe Rudolf Fufi.

Ka qenë pikërisht një polic i tretë që ka qëlluar duke i lënë ata të plagosur. Dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë: Një makinë me tre persona i janë afruar patrullës së policisë duke i ofenduar, më pas ata kanë dal jashtë dhe kanë pasur një konflikt verbal mes tyre.

Punonjësi i policisë, David Magani, në momentin që ka konstatuar se tre persona kanë pasur një armë, ka nxjerrë armën e shërbimit për t’i neutralizuar por për pasojë ka lënë të plagosur kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Plagë ka marrë edhe Nikoll Vorfi, i cili ishte pjesë e grupit që ofendoi punonjësit e rendit. Punonjësi Manga, dërgoi dy kolegët e tij në Spitalin e Traumës. Në të njëjtin spital u dërgua edhe Vorfi për të marrë ndihmë mjekësore. Burime të Top Channel bëjnë me dije se njëri nga tre personat që u konfliktuan me policinë, ka qenë në arrest shtëpie.

Njoftimi i policisë:

Kurbin – SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 shtetas të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

– GJ. (G) F., 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– N.V. (M.F.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– R.S. (F), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...