Flamur Hoxha me banorët në Shishtavec të Kukësit: Edi Rama dështoi 8 vjet. Mbylli vende pune, nuk investoi asgjë për fshatin dhe turizmin

Më datë:

Kandidati i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me banorët në Shishtavec të Kukësit.

Hoxha theksoi gjatë takimit se Rama ka dështuar në tetë vjet, duke mbyllur vende pune dhe se nuk ka investuar për fshatin e turizmin.

Fjala e Flamur Hoxhës:

Rama dështoi në tetë vjet, nuk hapi, por mbylli vende pune, nuk bëri asnjë investim për turizmin, nuk investoi asgjë për fshatin që prodhimet vendase të dalin në treg.

Në 8 vjet, regjimi i Edi Ramës u hoqi ndihmën minimale familjeve të varfra dhe u bën presion politik të punësuarve.

Është një regjim që meriton ta largojmë me votë në 25 Prill. Qeveria e PD angazhohet për vendosjen e normalitet dhe rimëkëmbjen e familjeve.

  • Do të ulim çmimin e naftës dhe energjisë
  • Do të heqim traun e Kalimashit
  • Do të hapim të gjitha pikat kufitare
  • Do t’u japim fermerëve e blegtorëve parà në dorë në bazë të prodhimit
  • Do të vendosim administratën në shërbim të qytetarëve

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...