6.5 C
Tirana

Balla: Pa Edi Ramën, asnjë investim nuk do ishte bërë në Prrenjas. Në mandatin e tretë, do ndërtojmë akoma më shumë në këtë zonë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilluan një takim me banorët e Përrenjasit.

Balla e nisi fjalën e tij duke thënë se pa kryeministrin Edi Rama asnjë investim nuk do të ishte bërë në zonën e Përrenjasit dhe fshatrat përreth. “Na thanë pse nuk bëhet Spitali i Përrenjasit? Po bëhet. Na thanë pse nuk po bëhet rruga e Rrajcës? Po bëhet. Na thanë pse nuk po bëhet ujësjellësi? Po bëhet. Gjithçka është në punë e sipër.  Duhet të vinte Edi Rama që qeveria të kthente vëmendjen në këtë zonë”, tha Balla.

Teksa u ndal tek investimet e bëra nga qeveria deri më tani, numri dy i PS tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha të zhbëjnë atë çfarë është bërë deri më tani.

“Ata janë gjithmonë aty për të prishur gjithçka. Në 97, në 2008 kur i vunë bombën një fshati të tërë, në 2011 kur vranë për të mos lejuar transparencën e zgjedhjeve. Ndaj ne duhet të mos lejojmë qoftë edhe një votë të vetme të shkojë tek partia e Ilir dhe Monikës”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje banorëve të zonës të bëhen bashkë më 25 prill, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Në vitin 2013 e gjetëm Shqipërinë të zhytur në borxhe. Larg qoftë sikur pandemia të na gjente në 2013 pa spitale, pa financa publike, rrugë të lëna në gjysmë. U desh Edi Rama ta merrte drejtimin e vendit, duke siguruar fondet e nevojshme për të larë borxhet që shteti u kishte kompanive. E ringritëm vendin. Filluam të kompensojmë skemën e pensioneve. Sot kemi 3 vite rresht që rrisim pensionet me 5%”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, Balla u kërkoi mbështetjen banorëve për të çuar përpara transformimin e domosdoshëm të Prrenjësit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes...

Berisha nxjerr të vërtetën mbi financimet e LaCivita: “Iu ngel mashtrimi në dorë”

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga...